Sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauëll, tha se Washingtoni është shumë afër sigurimit të votave të nevojshme për të miratuar një projektrezolutë re të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që do t’i hapte rrugën luftës me Irakun.
Por, zoti Pauëll vuri në dukje se Franca, si anëtare e përherëshme e Këshillit të Sigurimt, mund të përdorë veton për të bllokuar miratimin e projektrezolutës.
Zoti Pauëll i bëri këto deklarata të dielen, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madh po i vazhdojnë përpjekjet diplomatike për të bindur anëtarët e lëkundur të Këshillit të Sigurimit që ta mbështesin projektrezolutën e re. Në bazë të rezolutës së re, Iaku do të kishte afat deri më 17 mars për të provuar se i ka shkatërruar armët e ndaluara, ose për ndryshe do të përballet me ndërhyrje ushtarake.
Ndërkohë, Franca i ka intensifikuar përpjekjet për të bllokuar miratimin e projektrezolutës në Këshillin e Sigurimit, ku votimi mund të zhvillohet të martën. Ministri i jashtëm francez, Dominique de Villepin, ndodhet në Afrikë, për t’u bërë thirrje tri vendeve afrikane, Angolës, Kamerunit dhe Guinesë, aktualisht anëtare të Këshillit, që të votojnë kundër projektrezolutës.
Në mënyrë që projektrezoluta të miratohet, duhet që të paktën 9 nga 15 vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit të votojnë në favor të saj. //xh//