Lidhje

Kalendari Historik 10 mars - 2003-03-07


Më 10 mars të vitit 1880, një zyrtar i shoqatës së krishterë bamirëse Salvation Army, e cila e nisi veprimtarinë në Angli, mbërriti në New York për të filluar punën e organizatës së tij në Shtetet e Bashkuara. Duke ruajtur stilin ushtarak të organizatës, zyrtari Goerge Scott Railton, me titullin e komisionerit, ishte i veshur në uniformë. Ai ishte i shoqëruar nga 7 gra, të cilat mbanin titullin e oficerit. Komisioneri Railton dhe gratë që e shoqëronin shkuan menjëherë në Castle Garden, në zonën e qytetit New York të njohur si Battery, për të mbajtur shërbimin e parë fetar në Amerikë. Që nga ajo kohë, shoqata Salvatuion Army është bërë e famëshme në Shtetet e Bashkuara për organizimin gjatë periudhës së Krishtlindjeve të njerëzve të veshur me uniformë të kuqe që u bien zileve nëpër trotuarët e qyteteve dhe mbledhin dhurata, për bandat e saj marshuese muzikore, për mesazhin e saj të krishterë dhe për punën bamirëse. Një version fiktiv i shoqatës Salvation Army është krijuar në filmin dhe pjesën teatrale mkuzikore ”Guys and Dolls”. Pa marrë parasysh prejardhjen etnike apo përkatësinë fetare të njerëzve që u shërben, shoqata Salvation Army punon kundër varfërisë, përdorimit të drogës, urisë dhe problemeve të tjera. Salvation Armi vepron sot në një numër të madh vendesh.

Më 10 mars të vitit 1862, qeveria e Shteteve të Bashkuara nxorri në qarkullim kortmonedhën për herë të parë. Deri atëherë, njësia monetrae amerikane ishte tradicionalisht vetëm në formën e monedhave prej ari dhe argjendi, vlera e të cilave varej nga pesha e tyre. Kongresi votoi të vinte në qarkullim kartmonedhën për të mbuluar koston e madhe të luftës civile. Kartmonedhat që u nxorrën në qarkullim në atë kohë ishin të vlerave 5, 10 dhe 20 dollarë. Qeveria deklaroi se paratë prej letre mund të përdoreshin për të shlyer të gjitha borxhet, shtetërore dhe private. Emri zyrtar i parasë prej letre ishte kartmonedhë e ligjshme, mirëpo amerikanët i quanin kartmonedhat letra të gjelbra pasi ato ishin shtypur me bojë të gjelbër. //kk//

XS
SM
MD
LG