Lidhje

Sekretari amerikan i shtetit nuk i kushton rëndësi provës me raketë të Koresë së Veriut - 2003-02-25


Sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauell, nuk i kushtoi rëndësi provës që Koreja e Veriut kreu të hënën me një raketë kundër anijeve, duke e cilësuar atë si jo të papritur dhe të padëmshme.

Sekretari Pauell mbajti një konferencë shtypi në Seul, ku zhvilloi bisedime me presidentin e ri të Koresë së Jugut, Roh Moo-hyun.

Zoti Roh bëri betimin si presidenti i nëntë i Koresë së Jugut të martën, disa orë pasi Seuli njoftoi se Koreja e Veriut kishte hedhur një raketë që ra në det, midis Gadishullit Korean dhe Japonisë.

Gjatë fjalimit me rastin e betimit, presidenti Roh nuk e përmendi provën koreanoveriore me raketë. Por duke u përqendruar në krizën bërthamore me Korenë e Veriut, ai tha se përpjekjet që Pheniani dyshohet se po bën për të zhvilluar armë bërthamore, përbëjnë kërcënim të madh për paqen botërore.

Sekretari Pauell, i cili po i jep fund turneut të tij në tre vende aziatike me vizitën në Korenë e Jugut, tha se Seuli dhe Uashingtoni pajtohen se diplomacia është rruga më e mirë për të frenuar ambicjet bërthamore të Koresë së Veriut.

Kryetari i parlamentit të Koresë së Veriut, Kim Jong Nam, tha të martën në Kuala Lampur se aktualisht programi bërthamor i Phenianit shërben vetëm për qëllime paqesore. Ai nuk pranoi të komentonte rreth provës së djeshme me raketë.//kk//

XS
SM
MD
LG