Parlamenti shqiptar u përfshi sërish në përplasje të ashpra mes pozitës dhe opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës Edi Rama. Socialistët kundërshtuan ndërhyrjen e presidentit të Republikës, ndërsa opozita u shpreh e gatshme të ndryshonte kërkesën e saj. Por shumica e majtë votoi e vetme kundër ngritjes së komisionit hetimor. Protestat e opozitës, e cila konsideroi këtë vendim si një puç të kryeministrit Nano, çuan në bllokimin e punimeve duke detyruar kryetarin e parlamentit të mbyllë seancën.
//ad//