Kancelari gjerman, Gerhard Shrëder, thotë se vendi i tij, së bashku me Francën, Rusinë dhe vende të tjera, ështe i angazhuar për gjetjen e një zgjidhjeje paqësore të krizës irakiane.
Zoti Shrëder tha sot në Dhomën e Ulët të Parlamentit gjerman, Bungestagut, se Iraku mund të çarmatoset edhe pa luftë. Ai tha se shumica e vendeve anetare te Keshillit te Sigurimit te OKB-se, mbështesin përpjekjet për çarmatimin e Irakut me rrugë paqësore.
Në fillim të javës, Gjermania, Franca dhe Rusia nënshkruan një deklaratë të përbashkët, duke bërë thirrje që inspektorëve të OKB-së për armët në Irak, t’u jepet më tepër kohë dhe burime për të përfunduar punën e tyre. Njoftohet se edhe Kina e mbështet këtë deklaratë.// lk //