Lidhje

Kalendari Historik 11 shkurt - 2003-02-05


Më 11 shkurt 1861 presidenti i zgjedhur Abraham Linkoln, u nis nga qyteti i tij i lindjes Springfilld në shtetin Ilinoi, për në Uashington, ku në muajin mars ai do të përurohej në postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara.

Ishte ditë e vrenjtur dhe me shi kur zoti Linkoln u nis me tren për në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara. Gjendja e tij e trishtuar, në çastet kur po linte vendlindjen dhe miqt e tij, i bënte jehonë zymtësisë së motit. Ai iu drejtua me këto fjalë popullit të Sprinfilldit: “ Këtij vendi dhe dashamirësisë së këtyre njerëzve, u jam borxhli për të gjitha. Unë jetova këtu një çerek shekulli dhe nga i ri u bëra plak. Tani po iki, pa e ditur se kur, apo në se, do të mund të kthehem ndonjëherë.”

Abraham Linkolni u kthye në Springfilld për t’u varrosur. Ai vdiq më 15 prill 1865, viktimë e një atentati kundër jetës së tij.

Më 11 shkurt 1937 greva e parë e madhe kundër prodhuesit të makinave amerikane, General Motors, përfundoi me fitoren e sindikatës së punëtorëve. Greva 44 ditëshe përfundoi kur kompania General Motors pranoi të njohë Sindikatën e Bashkuar të Punëtorëve të Automobilave. Sindikata do të përfaqësonte punëtorët e fabrikës dhe do të zhvillonte bisedime për rrogat dhe kushtet e punës të punëtorëve. Anëtarët e sindikatës ishin kryesisht punëtorë të pakualifikuar, që më parë nuk ishin njohur nga sindikata të tjera apo nga korporatat e mëdha. Scott Malloy, i Qendrës Sindikale për Kërkime Shkencore, pranë Universiteit të Rhode Islandit, thotë se marrëveshja e General Motors me sindikatën ishte e rëndësishme. Ajo donte të thoshte që në një kohë kur rënia e madhe ekonomike po merrte fund, punonjësit amerikanë, që përfaqësoheshin nga sindikatat, do të kishin një të ardhme të shkëlqyer.// lk //

XS
SM
MD
LG