Lidhje

Blair - Shirak takohen mbi Irakun - 2003-02-04


Britania dhe Franca kanë në plan të zhvillojnë të martën një takim të nivelit të lartë që pritet të përqëndrohet rreth luftës së mundshme kundër Irakut.

Kryeministri britanik Tony Blair dhe presidenti francez Zhak Shirak do të takohen për bisedime në një pikë turistike në veri të Francës.

Kryeministri Blair mbështet qëndrimin amerikan për një ndërhyrje të mundshme ushtarake në se Iraku nuk pranon të çarmatoset. Franca është kundër ndërhyrjes dhe mbështet zgjatjen e misionit të inspektimeve në Irak. (ax)

XS
SM
MD
LG