Lidhje

Turqia ndryshon qëndrimin e saj ndaj luftës në Irak - 2003-02-04


Në Turqi, udhëheqësi i partisë në pushtet, Rexhep Tajip Erdogan, thotë se interesat e Ankarasë mund të minohen nëse ajo nuk merr pjesë në një luftë të mundshme të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër Irakut.

Zoti Erdogan e bëri këtë koment sot, në një fjalim para ligjëvënëse nga Partia e tij për Drejtësi dhe Zhvillim. Ai tha se interesat afatgjata të Turqisë, e ndoshta edhe siguria e saj, mund të vihen në rrezik nëse vendi nuk merr pjesë në procesin e marrjes së vendimeve për të ardhmen e një Iraku të pas luftës.

Pritet që parlamenti turk të hapë debatin nëse të lejojë trupat amerikane të vendosën në territorin turk për të marrë pjesë në një pushtim të mundshëm të Irakut verior.

//rd//

XS
SM
MD
LG