Lidhje

Shqiperia nënshkruan hapjen e bisedimeve për marrëveshjen e asociim-stabilizimit me BE-në - 2003-01-31


Shqipëria nënshkroi të premten hapjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian për marrëveshjen e asociim-stabilizimit. Kryeministri Fatos Nano e quajti këtë hap një ngjarje historike për Shqipërinë.

Nga ana e tij presidenti i Komisionit Evropian Romano Prodi përsëriti angazhimin e strukturave europiane për të ndihmuar nga afër Shqipërinë në rrugën e reformave.

Ai tha se vendi duhet të përqëndrohet në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve, në funksionimin e shtetit ligjor, përmirësimin e sistemit gjyqësor dhe në zgjidhjen e cështjes së pronës. //kk//

XS
SM
MD
LG