Lidhje

Intervistë me avokatin e popullit Ermir Dobjani dhe analistin e HRW Darian Pavli - 2003-01-16


Raporti i fundit i organizatës Human Rights Watch e kritikon ashpër Shqipërinë për një sërë shkeljesh të të drejtave të njeriut. Ndër shkeljet më të rënda janë abuzimet e policisë që mbeten pa u ndëshkuar, mosrespektimi i ligjit nga degë të ndryshme të qeverisë, trafiku i qënieve njerëzore, shkelja e lirisë së shtypit, dhe shkeljet në masë të të drejtave të fëmijëve. Shqipëria është kritikuar shpesh si një vend ku interesat politike dalin mbi respektimin e ligjit.

Për të diskutuar më në hollësi mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri në emisionin Ditari ftuam për një bisedë nga Tirana avokatin e Popullit Ermir Dobjani dhe nga studioja jonë në New York, analistin e Human Rights Watch, dhe autorin e kapitullit mbi Shqiperine Darian Pavli.

//rd//

XS
SM
MD
LG