Në Shqipëri një eletricist humbi jetën gjatë punës për të rregulluar një nga defektet e shumta të sistemit elektrik.
Ndërkaq, zyrtarë të Korporatës Energjitike njoftuan se vendi ndërpreu të dielën plotësisht importimin e energjisë elektrike nga jashtë për shkak se situata në hidrocentralet e kaskadës së Drinit në Veri të Shqipërisë është përmirësuar. //az//