Qeveria amerikane i dha leje ambasadorit të Koresë në Veriut në Kombet e Bashkuara të takohet me një ish ambasador amerikan për bisedime mbi programin bërthamor të Phenainit.
Në një deklaratë të sotme të Shtëpisë së Bardhë thuhet se ambasadori koreanoverior, Han Song Ryol, do të lejohet të udhëtojë në shtetin jugperëndimor amerikan të Meksikë së Re për t’u takuar me ish ambasadorin amerikan pranë OKB-së, Bill Richardson, i cili tani është guvernator i këtij shteti. Njoftohet se zoti Han ka rënë në kontakt me guvernatorin Richardson për të kërkuar takimin.
Zyrtarë të Koresë së Veriut në Kombet e Bashkuara duhet të marrin leje nga qeveria amerikane për të udhëtuar jashtë qytetit New York, pasi dy të vendet nuk kanë lidhje diplomatike.
Ende nuk ka njoftime se kur do të mbahet ky takim. Ky njoftim bëhet ndërkohë që shqetësimet ndërkombëtare rreth ambicjeve bërthamore të Koresë së Veriut vazhdojnë të thellohen.
Administrata e presidentit Bush ka shfaqur gatishmërinë për zhvillimein e bisdeimeve me Korenë e Veriut për zgjidhjen e krizës, por ka deklararua se nuk do të bëjë lëshime. Dje, Shtëpia e Bardhë tha se i takon Koresë së Veriut të bëjë hapin tjetër dhe të pranojë ofertën amerikane.
//rd//