Presidenti Bush do të bëjë të njohur sot planin e tij për t’i dhënë shtytje ekonomisë. Gjatë një fjalimi që do të mbajë në Chicago, presidenti do të flasë rreth një pakete për uljen e taksave dhe masa të tjera gjatë 10 vjetëve të ardhshme, që kapin shumën e 600 miliardë dollarëve.
Presidenti Bush thotë se plani i tij është mënyra më e mirë për forcimin e ekonomisë së Shteteve të Bashkuara. Ai thotë se shkurtimet e taksave do të stimulojnë zhvillimin dhe do të ndihmojnë në hapjen e vendeve të reja të punës.
“Ne nuk besojmë se është roli i qeverisë që të drejtojë ekonominë. Ne kemi besim të madh tek sektori privat dhe do të krijojmë mjedisin e duhur që sektori privat të jetë më i fortë.”
Megjithatë demokratët këmbëngulin se plani i presidentit synon t’u sjellë përfitime të pasurve, veçanërisht propozimi i tij për uljen e taksave mbi fitimet nga aksionet.
Presidenti thotë se kjo nuk është e vërtetë dhe se plani i tij do t’i ndihmojë të gjithë amerikanët.
“Ky është një plan që ul taksat për punëtorët amerikanë. Ky është një plan shumë i drejtë.”
Wall striti u duk se u inkurajua nga insistimi i administratës lidhur me nxitjen e investimeve. Vlera e aksioneve u ngrit dje, duke bërë që indeksi Dow Jones Industrial të ngrihej me 2 përqind.
//ze//