Lidhje

Një grevë e përgjithshme paralizon Venezuelën - 2002-12-17


Në Venezuelë, një grevë e përgjithshme ka paralizuar indusitrin e naftës, e pesta për nga madhësia në botë, dhe ka çuar në dhunë e mungesa ushqimore, uji të pishëm dhe të parave.

Greva është shoqëruar nga protesta pro dhe kundër presidentit venezuelas, Hugo Chavez. Grevistët po protestojnë kundër politikave të presidentit Chavez, të cilat rivalët e tij akuzojnë se kanë çuar në varfërimin e miliona venezuelasve dhe e kanë futur vendin në rrugën drejt komunizmit. Opozita organizoi grevën në mbështetje të kërkesave për mbajtjen e një referendumi pa fuqi ligjore mbi regjimin e presidentit Chavez, por tani kërkon zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme. Presidenti Chavez ngul këmbë se kushtetuta e Venezuelës nuk lejon mbajtjen e zgjedhjeve të parakoshme.

Të shtënat me armë zjarri në një nga tubimet e opozitës shkaktuan vdekjen e tre personave dhe plagosjen e 28 të tjerëve. Sipas përfaqësuesit të përhershëm amerikan pranë Organizatës së Shteteve të Hemisferës Perëndimore, Roger Noriega, “Dhuna e shkaktuar nga civië të armatosur, shkaktoi përsëri vdekjen e demonstruesve paqesorë. Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje policisë venezuelase dhe institucioneve të drejtësisë që të fillojnë menjëherë një proces të hollësishëm hetimor dhe të ndëshkojnë ashpër personat përgjegjës.”

Në kryeqyatetin Karakas, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Shteteve të Hemisferës Perëndimore, Cesar Gaviria, po ndërmjetëson në negociatat midis qeverisë dhe opozitës. Bisedimet kanë për synim t’i japin fund grevës dhe të hapet rruga për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme. Mirëpo, zoti Gaviria ka thënë se midis dy palëve vazhdojnë mosmarrëveshje të thella dhe se atje mund të shpërthejnë akte të mëtejshme dhune. Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje të gjitha palëve të kundërshtojnë dhunën, të veprojnë në mënyrë të përgjegjshme, të respektojnë procesin kushtetues dhe të punojnë për gjetjen e një zgjidhjeje paqesore e demokratike.

Siç është shprehur presidenti George W. Bush, “Ka rëndësi të madhe që presidenti Chavez të bëjë ato që ka premtuar, të zgjidh problemet që kanë çuar në trazira kaq të mëdha nëpër rrugë. Dhe është shumë e rëndësishme që ai të përqafojë ato institucione që janë themelore për demokracinë, përfshirë lirinë e shtypit dhe të drejtën e opozitës për të ngritur zërin e saj.” Është më e rëndësishme se kurrë më parë që qeveria venezuelase të garantojë sigurinë e domosdoshme për popullin e Venezuelës që të ushtrojë në mënyrë paqesore të drejtat e liritë e tij themelore.//xh//

XS
SM
MD
LG