Lidhje

Ahmeti: jemi per zbatimin e marreveshjes se Ohrit - 2002-12-17


Në një intervistë që i dha Zerit te Amerikes, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni, Ali Ahmeti, tha se megjithëse situata në vend po lëviz ngadalë, përsëri ka zhvillime pozitive.

Por zoti Ahmeti i bëri thirrje palës maqedonase që të mos nxjerrë pengesa, siç u shpreh ai, në zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.

Zoti Ahmeti thotë se qysh nga nënshkrimi i marrëveshjes së Ohrit vitin e kaluar, situata po lëviz ngadalë por zhvillimet pozitive nuk mungojnë.

Në intervistën për Zërin e Amerikës, zoti Ahmeti thotë se marrëveshja e Ohrit bëri përfundimisht pajtimin midis dy komuniteteve kryesore, shqiptarëve dhe maqedonasve dhe hapi një histori të re, që sipas tij do të përmirësojë dukshëm statusin e shqiptarëve.

Por, shton ai, ajo nuk mund të vihet në jetë pa angazhimin e të gjitha partive shqiptare pavarësisht se cilës ideologjie u përkasin.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim thotë se për zbatimin e marrëveshjes kërkohet një plan konkret për vitin 2003 dhe 2004, por ai kritikon palën maqedonase për zvarritje dhe neglizhenca. Ai thotë se nga pala maqedonase ka një perceptim sikur shqiptarët po u marrin atyre diçka./ii

XS
SM
MD
LG