Lidhje

Udhëheqësit e opozitës irakiane vazhdojnë bisedimet në Londër - 2002-12-16


Udhëheqësit e opozitës irakiane vazhdojnë takimet në Londër, në përpjekje për arritjen e marrëveshjes rreth përbërjes së një organi për administrimin e Irakut pas përmbysjes së regjimit të Sadam Huseinit.

Udhëheqësit e opozitës i filluan bisedimet ditën e shtunë në kuadër të një konference dy ditëshe. Mirëpo, një zëdhënës i konferencës u tha sot gazetarëve se takimi do të vazhdojë të paktën deri të martën.

Mbi 300 delagatë që përfaqësojnë 6 grupe kryesore dhe të paktën 40 të tjerë, po diskutojnë rreth një numër çështjesh. Sfida më e madhe para grupeve të opozitës është ngritja e një komisioni që do të flasë në emër të të gjitha grupeve politike, etnike dhe fetare.

Në konferencë merr pjesë edhe i dërguari i presidentit Bush për Irakun, Zalmay Khalilzad.

Megjithë qendrimin e tyre kundër Sadam Huseinit, delegatët në konfrencën e Londrës thonë se populli irakian kërkon të drejtën e vetëvendosjes dhe jo ndonjë formë pushtimi apo administrimi ushtarak i mbështetur nga një fuqi e huaj, siç kanë propozuar Shtetet e Bashkuara.

Ndërkohë, ispektorët e Kombeve të Bashkuara për armët në Irak, numri i të cilëve tani ka arritur në 100, vizituan të hënën të paktën 6 objekte në vazhdën e kërkimit për armë të shkatërrimit në masë.//xh//

XS
SM
MD
LG