Lidhje

Takim i kryeministrave Nano e Cervenkovski - 2002-12-15


Kryeministri shqiptar, Fatos Nano, dhe homologu i tij maqedonas, Branko Cervenkovski, u takuan dje në rajonin e Prespës nga të dyja anët e kufirit. Ata diskutuan mënyrat e thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve, në radhë të parë mbi sigurimin e kufijve dhe mbi një marrëveshje që do të miratonin të dy qeveritë kundër krimit të organizuar. Shqipëria dhe Maqedonai kanë si objektiv të përbashkët, integrimin e tyre në strukturat veriatlantike. Kryeministri maqedonas u interesua edhe për gjendjen e pakicës maqedonase në Liqenas.//ic//

XS
SM
MD
LG