Lidhje

Irak: Inspektorët e armëve vonohen nga autoritetet - 2002-12-13


Në Irak, të premten inspektorët e OKB-së për armët u vonuan nga autoritetet për të paktën dy orë, kur ata u përpoqën të kontrollojnë Qendrën e Sëmundjeve Ngjitëse të vendit.

Inspektorëve iu desh të përdornin një linjë telefonike të emergjencës për të kontaktuar autoritetet, hera e parë që ata e bëjnë këtë që nga fillimi i inspektimeve para një muaji.

Gjenerali irakian, Hussam Mohamed Amin u tha gazetarëve jashtë ndërtesës se ai kishte shkuar në objektin në fjalë pasi ishte informuar për problemin.

Ai tha se ky ishte një objekt i shtuar rishtazi dhe se zyrtarët duhet të kishin sqaruar procedurat për shënjimin e disa pajisjeve që mund të kenë përdorime si paqësore edhe ushtarake. Inspektimet e sotme ishte të parat që kryen gjatë një dite të premte, e cila është një ditë e shenjtë pushimi për myslimanët.

Ndërkohë, zyrtarët amerikanë thonë se deklarata e Irakut për armët është e mbushur me informacione të vjetëruara dhe nuk shpjegon ç’ka ndodhur me agjentët kimikë dhe biologjikë, të cilët nuk u gjetën dot nga inspektorët e Kombeve të Bashkuara kur ata u larguan nga Iraku katër vjet më parë.

Ata thonë se vlerësimi i tyre paraprak për raportin e gjatë irakian tregon se ai është në thelb një ripunim i deklaratave të mëparshme. Zyrtarët thonë se deklarata për armët gjithashtu nuk shpjegon se përse Iraku është përpjekur vitet e fundit të blejë uranium nga Afrika. //kk//

XS
SM
MD
LG