Lidhje

Pheniani riaktivizon instalimet që punojnë me energji bërthamore - 2002-12-12


Koreja e Veriut njoftoi se do të vërë përsëri në përdorim instalimet që punojnë me neregji bërthamore, të pezulluar në bazë të një marrëveshjeje të vitit 1994 me Shtetet e Bashkuara.

Ministria e Jashtme koreanoveriore thotë në një deklaratë të sotme se pezullimi kohët e fundit i dërgesave me karburant për në Phenian e ka detyruar shtetin komunist të riaktivizojë instalimet që punojnë me energji bërthamore.

Qeveria e Koresë së Jugut mbajti një mbledhje të ngutshme mbi sigurimin. Ministria e Jashtme koreanojugore tha se është shumë e shqetësuar nga njoftimi dhe i bëri thirrje Phenianit ta ndryhsojë menjëherë vendimin e tij.

Zyrtarë amerikanë kanë thënë se programi bërthamor i Koresë së Veriut po përdoret për prodhimin e armëve dhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, shprehu mendimin se Pheniani ka të paktën një armë të tillë.

Në bazë të marrëveshjes së vitit 1994, Koreja e Veriut ra dakord të pezullojë programin e saj bërthamor në shkëmbim të ndihmës energjetike nga një grup i ushëhequr prej Shteteve të Bashkuara. Grupi i pezulloi dërgesat me karburant muajin e kaluar, pasi Washingtoni tha se Koreja e Veriut ka pranuar se po vazhdon programin e saj bërthamor.//xh//

XS
SM
MD
LG