Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Jimmy Carter, tha se vendet e fuqishme duhet të shfrytëzojnë çdo mjet të mundshëm për ruajtjen e paqes përpara se të hidhen në veprime ushtarake.
Në komentet që bëri në Oslo të Norvegjisë, ku mori Çmimin Nobel për Paqe, zoti Carter tha se zbatimi i parimit të luftës parandaluese mund të çonte në pasoja katastrofike.
Komentet e zotit Carter i referoheshin me sa duket operacionit të mundshëm ushtarak të drejtuar nga Shtetet e Bashkuara kundër Irakut.
Kryetari i Komitetit Nobel, Gunnar Berge, e quajti zotin Karter ”ish-presidentin më të mirë” që ka patur ndonjëherë Amerika. Komiteti i Çmimeve Nobel, thotë se ia dha çmimin ish-presidentit demokrat për përpjekjet e tij të palodhura gjatë disa dekadave, për paqen, të drejtat e njeriut dhe zhvillimin ekonomik e social në botë.
Në vitin 1982, ish presidenti amerikan themeloi Qendrën Karter, një organizatë jo-qeveritare që i kushtohet punës për paqen dhe shëndetin kudo në botë.
//rd//