Qindra policë rezervë të cilët u përfshinë në strukturat policore të Maqedonisë gjatë konfliktit të vitit të kaluar, protestuan sot në Shkup kundër një vendimi të qeverisë së kryeministrit Branko Crvenkovski për të zgjidhur me faza problemin e pagesave të tyre dhe problemeve të tjera sociale që kanë.
Rezervistët kanë paralajmruar se do të protestojnë edhe para parlamentit të vendit pasi ky i fundit nuk ka thirr një sesion parlamentar kushtuar problemeve të rezervistëve, ushtrisë dhe policisë së këtij vendi.
//rd//