Terroristët, ka paralajmëruar presidernti George W. Bush, po planifikojnë akte të mëtejshme shkatërrimtare dhe po ndërtojnë baza të reja për luftën e tyre kundër qytetërimit. “Dhe frika jonë më e madhe, theksoi ai, është që terroristët do të gjejnë rrugë të shpejta për realizimin e ambicjeve të tyre të pamend, kur një regjim i papërgjegjshëm i furnizon ata me teknologji për të vrarë në një shkallë masive.
Siç vë në dukje ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për kontrollin e armatimit dhe sigurinë ndërkombëtare, John Bolton, sulmet terroriste të 11 shtatorit të vitit 2 mijë e një, tregojnë se grupet terroriste ishin shumë më mirë të organizuara, shumë më të sofistikuara dhe më të afta për të vepëruar në shkallë botërore se ç’ishte menduar më parë. “Nuk ka pikë dyshimi, theksoi zoti Bolton, se po t’u jepet rasti, grupet terroriste si al-Kaida nuk do të ngurronin të përdornin sëmundjet si armë kundër njerëzve të pambrojtur, të përhapnin agjentë kimikë për të shkaktuar dhëmbje e vdekje në radhët e njerëzve të pafajshëm ose të dërgojnë në misione vrasëse autorë të gatshëm të sulmeve vetëvrasëse, të armatosur me lëndë plasëse radioaktive.”
Shtetet e Bashkuara po përdorin një sërë rrugësh e mjetesh të ndryshme për të luftuar kundër përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë, përfshirë diplomacinë, marrëvevshjet për mospërhapjen e armëve dhe kontrollin e aksportit. Është shumë e rëndësishme që teknologji dhe artikuj të caktuar të mos bien në duar të terroristëve apo të shteteve të papërgjegjshme që mund t’i ndihmojnë ata.
Irani, Iraku, Koreja e Veriut, Libia dhe Siria po përpiqen të sigurojnë armë të shkatërrimit në masë dhe mjetet për hedhjen e tyre. Ndihmës-sekretari i shtetit Bolton tha se të gjitha këto vende mbajnë qendrim armiqësor ndaj Shteteve të Bashkuara, si edhe ndaj shumë miqve e aleatëve të Amerikës.” Këto vende janë gjithashtu midis atyre që Shtetet e Bashkuara i identifikojnë si përkrahës shtetëror të terrorizmit.
Siç ka thënë presidenti Bush, “Celulat terroriste dhe regjimet e papërgjegjshme që ndërtojnë armë të shkatërrimit në masë, janë fytyra të ndryshme të të njëjtës ligësi. Sigurimi ynë, theksoi ai, kërkon që ne t’u kundërvihemi atyre.”//xh//