Lidhje

Lufta kundër Sidës - 2002-12-07


Epidemia botërore e SIDË-s ka shkaktuar vdekjen e më tepër se 20 milionë njerëzve dhe pritet të çojë në vdekjen e miliona të tjerëve. Deri tani, këtë vit kanë vdekur më tepër se tre milionë njerëz. Shumë të tjerë janë prekur nga virusi HIV, i cili shkakton SIDË-n.

Në një raport të OKB-së thuhet se infeksioni i virusit HIV është veçanërisht i përhapur në vendet afrikane, si Lesoto, Malawi, Mozambiku, Swazilandi, Zambia dhe Zimbabve. Në këto gjashtë vende kryesisht bujqësore, më tepër se 5 milionë persona të moshës madhore, ose janë prekur me virusin HIV, ose janë të infektuar me SIDË, ndërsa 600 mijë fëmijë nën moshën 15 vjeçare jetojnë të infektuar me virusin.

Në raportin e OKB-së gjithashtu thuhet se SIDA po përhapet në vendet e Evropës Lindore dhe të Azisë Qendrore. Në këto rajone, këtë vit ka patur 250 mijë persona të infektuar me SIDË, që e çon në numrin e përgjithshëm të të infektuarve me SIDË dhe virusin HIV në mbi një milionë vetë.

Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara për të bashkëpunuar me vende të tjera për të shpëtuar jetë njerëzish, duke parandaluar infektimet e reja me virusin HIV, nëpërmjet ndihmës ndaj njerëzve të infektuar dhe kontributit në kërkimin e një kure.

Në fillim të vitit, u krijua një fond botëror për përballimin e sfidave që paraqet SIDA, tuberkulozi dhe Malaria. Fondi merret me krijimin, tërheqjen, menaxhimin dhe shpërndarjen e burimeve qeverive dhe organizatave jo-qeveritare nëpërmjet një partneriteti publik dhe privat. Që nga muaji tetor, qeveritë, korporatat, fondacionet dhe individë të veçantë janë zotuar për dhënien e më tepër se 2 miliardë dollarëve. Shtetet e Bashkuara janë kontriubuesi më i madh, dhe janë zotuar të japin 500 milionë dollarë ndihma.

Shtetet e Bashkuara gjithashtu mbështesin Iniciativën Ndërkombëtare për Parandalimin e SIDË-s në radhët e nënave dhe fëmijëve, e cila përqëndrohet në vendet afrikane dhe të karaibeve, ku problemi është më i rëndë. Ky projekt synon kurimin e 1 milionë grave çdo vit dhe pakësimin e rasteve të transmetimit të SIDË-s nga nënat tek fëmijët, me 40 për qind brenda 5 vjetëve. Midis të tjerash, Iniciativa për Parandalimin e Virusit HIV tek nënat dhe fëmijët, do të shtojë shanset që njerëzit e prekur të mund të përfitojnë kujdes shëndetësor dhe terapi mjekimi. Siç u shpreh presidenti Bush, ”Në mëyrë që të ndihmojmë në ndalimin e përhapjes së SIDË-s, ne duhet të parandalojmë transmetimin e sëmundjes nga nënat tek fëmijët.

XS
SM
MD
LG