Një shpërthim i fuqishëm në Karaçi të Pakistanit ka çarë ndërtesën ku ka zyrën Konsulli i Maqedonisë, duke shkaktuar vdekjen e tre personave.
Policia tha se tre trupa u nxorën të mërkurën në mëngjes nga rrënojat. Ata shtojnë se njëra prej viktimave, një roje e ambasadës, me sa duket ishte vrarë para shpërthimit.
Dy të tjerët, një burrë dhe një grua, nuk janë identifikuar ende. Policia thotë se beson që shpërthimi ishte një akt i qëllimtë. Deri tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin. //kk//