Lidhje

Ambasadori Jeffrey: Shqipëria mund të çlirohet nga pasojat e minave brënda vitit 2005 - 2002-12-04


Ambasadori amerikan në Tiranë, James Jeffrey, deklaroi mbrëmë se brënda vitit 2005 Shqipëria mund të çlirohet nga pasojat e minave në se komuniteti ndërkombëtar do të financojë një buxhet realist për këtë. Ambasadori Jeffrey i bëri këto komente gjatë një pritjeje me organizatat që veprojnë për çminimin e veriut të Shqipërisë. Si pasojë e luftës në Kosovë, një vijë kufitare prej 120 kilometrash u ndot nga minat dhe predhat e artilerisë sërbe si dhe nga mbeturinat e municioneve të NATO-s. //ze//

XS
SM
MD
LG