Lidhje

Keqësohet kriza ushqimore në Zimbabve - 2002-12-03


Katastrofa ushqimore vazhdon të keqësohet në Zimbabve. Gati shtatë milion zimbabvianë, gjysma e popullësisë, rrezikohen nga uria në javët dhe muajt e ardhshëm. Ky është rezultat i drejtpërdrejtë i politikave dhe veprimeve të ndërmarra nga qeveria e Robert Mugabes. Përmes fushatave të dhunëshme dhe shpesh të paligjshme për të marrë tokë, kjo qeveri ka shkatërruar sektorin dikur të zhvilluar bujqësor të Zimbabvesë.

Shumica e tokës bujqësore i është rishpërndarë përkrahësve të partisë në fuqi të cilët nuk kanë as dëshirën dhe as mundësitë për ta mbajtur tokën produktive. Mbi një milion e gjysëm zimbabvianë që jetonin dhe punonin në këto ferma janë detyruar të braktisin shtëpitë, blegtorinë dhe shpresat e tyre për të ardhmen. Shkatërrimi i sektorit fermer në Zimbabve ka rënduar edhe më tej krizën humanitare të shkaktuar nga thatësira, sida dhe politikat e gabuara ekonomike.

Efektet e pakësimit të ushqimit duken tani qartë. Të infektuarit me virusin HIV dhe ushqimi i pakët i bën ata më të dobët për të mbajtur veten apo familjet e tyre. Kudo në Zimbabve, qytetarët që dikur punonin janë tani duke kërkuar ushqim dhe presin në rradhë të gjata për të blerë artikujt ushqimorë gjithnjë e më të pakët. Fëmijët e paushqyer i ze gjumi në shkolla ose largohen nga mësimi për të kërkuar ushqim. Kriza ushqimore po pakëson mundësitë e Zimbabvesë për të siguruar një të ardhme të mirë dhe të qëndrueshme për popullin e saj.

Për më keq, regjimi i Mugabes vazhdon të manipulojë me ushqimin për të fituar politikisht. Në disa zona, zimbabvianët detyrohen të shprehin mbështetje për partinë Zanu-PF të Mugabes para se të lejohen të blejnë ushqime. Një grup danez i quajtur mjekët për të drejtat e njeriut ka vërtetuar një numër njoftimesh se qeveria Mugabe mban qëllimisht ushqimin larg atyre që mbështesin kundërshtarët, duke ndërhyrë në shpërndarjen e ndihmave të huaja, dhe duke zgjatur mungesën e drithrave për të mbajtur pushtetin.

Megjithë shqetësimet e shumta ndaj veprimeve të qeverisë Mugabe, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë ti japin ndihmë popullit zimbabvian. Shtetet e Bashkuara deri tani kanë dërguar mbi 200 mijë metër kubë ushqime dhe kanë dhënë gati tre milion dollarë në ndihma humanitare. Por këto përpjekje nuk do të jenë të mjaftueshme në se qeveria Mugabe vazhdon politikat e saj shkatërruese.

Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje edhe njëherë qeverisë së Robert Mugabes të ndalojë sulmet e saj ndaj popullit dhe institucioneve demokratike të Zimbabvesë. Ato u bëjnë thirrje udhëheqësve rajonalë të mbajnë qeverinë përgjegjëse për çështjen e respektimit të të drejtave dhe lirive njerëzore për popullin zimbabvian.

//rd//

XS
SM
MD
LG