Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, i bëri thirrje Izraelit të hetojë imtësisht mbi shkatërrimin e një magazine të Kombeve të Bashkuara nga forcat e armatosura izraelite. Në magazinë gjendeshin 500 tonë ushqim për palestinezë të varfër.
Në një deklaratë të Kombeve të Bashkuara thuhet se ushtria izraelite e shkatërroi magazinën që ishte nën kujdesin e Programit Botëror të Ushqimit, të shtunën gjatë një operacionbi në pjesën veriore të Rripit të Gazës.
Në deklaratë thuhet se ndërtesa ishte e identifikuar qartë si pronë e Programit Botëror të Ushqimit. Zyrtarë të ushtrisë izraelite e pranuan se forcat izraelite e shkatërruan ndërtesën dhe thanë se do ta hetojnë incidentin. //kk//