Lidhje

Kalendari Historik 5 dhjetor - 2002-12-02


Më 5 dhjetor, 1901, lindi në Çikago, të shtetit Illinoi, Walter Elias Disney. Emri i tij me kalimin e kohës u bë sinonim i zbavitjes për fëmijët dhe për gjithë familjen. Në 1923, Disney filloi prodhimin e filmave vizatimorë në Hollywood, së bashku me vëllanë e tij Roy Disney. Në 1928 “Vapori Willie” ishte filmi i parë vizatimor me zë. Në film luante personazhi më i dashur Mickey Mouse. Walt Disney ishte krijuesi i parë edhe në aspekte të tjera si përdorimi i ngjyrave dhe tingulli stereofonik në filmat e tij vizatimorë, si dhe filmit vizatimor me metrazh të gjatë “Borëbardha dhe Shtatë Xhuxhat” në vitin 1937. Më pas pati filma të tjerë të gjatë si Bambi, Fantasia, Zonja dhe Endacakja si dhe filmat me aktorë Ishulli i Thesarit, Profesori Hutaq dhe muzikali Mary Popins. Disneyland u hap në vitin 1955 në Anaheim të Californisë dhe shpejt fitoi famë si park zbavitës dhe pikë turistike. Në vitin 1971 në Florida u hap Disney World, një vend pushimi në planifikimin e të cilit kishte marrë pjesë edhe vetë Walt Disney përpara se të vdiste në 1966. Ai vdiq nga një ndalim i menjëhershëm i zemrës pas një operacioni për heqjen e tumorit në mushkëri. Sot kompania e tij mban emrin Walt Disney, dhe prodhon filma për të gjitha moshat, për televizionin, radion dhe Internetin, si dhe për parqet zbavitëse në Evropë dhe Japoni.

Më 5 dhjetor të vitit 1933, miratimi i një amendamenti kushtetues i dha fund ndalimit të prodhmit dhe shitjes së pijeve alkoolike. Ky amendament u miratua 13 vjet pasi një tjetër amendament kushtetues ishte miratuar për të ndaluar prodhimin dhe tregtimin e pijeve alkolike. Amendamenti i 21-të i Kushtetutës, anulloi atë që presidenti Herbert Hoover e kishte përshkruar si “eksperimentin fisnik” për të ndaluar prodhimin dhe shitjen e pijeve alkolike në Shtetet e Bashkuara. Ligji për ndalimin e pijeve alkolike u shfuqizua pasi një grup organizatash e bindën Kongresin se ligji ishte i dështuar. Shumica e amerikanëve nuk e kishin respektuar ligjin, dhe grupet kriminale kishin nxjerë fitime të mëdha nga futja kontrabandë dhe shitja ilegalisht e pijeve alkolike në Shtetet e Bashkuara. Amendamenti i 21-të i Kushtetutës shfuqizoi amendamentin e mëpardhëm për ndalimin alkolit.

//rd//

XS
SM
MD
LG