Lidhje

Presidenti Moisiu takon Papa Gjon Palin e Dytë - 2002-12-02


Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu vizitoi sot (2 dhjetor) Selinë e Shenjtë dhe u takua me Papa Gjon Palin e Dytë.

Në një njoftim për shtyp të Zyrës së Presidentit thuhet se zoti Moisiu vlerësoi rolin e Papës, Selisë së Shenjtë dhe komunitetit katolik në Shqipëri, si dhe marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Vatikanit.

Presidenti vuri në dukje tolerancën fetare në Shqipëri dhe njoftoi se në Tiranë do të mbahet një konferencë ndërkombëtare mbi bashkëjetesën dhe tolerancën fetare. Ai theksoi se Kisha Katolike Shqiptare ndjen boshllëkun e një kardinali shqiptar, si dhe të një kishe katolike në Romë, për komunitetin shqiptar tashmë të shtuar në Itali.

Dje (1 dhjetor) Presidenti Moisiu zhvilloi takime me emigrantë dhe studentë shqiptarë në universitetet italiane, të cilët kërkuan ndihmën e presidentit për shkolla në gjuhën shqipe. Në delegacionin që shoqëron Presidentin, bëjnë pjesë anëtarë të qeverisë dhe të opozitës//rd//

XS
SM
MD
LG