Lidhje

Robertson u kërkon vendeve ballkanike forcimin e kontrollit të kufijve - 2002-11-29


Sekretari i Përgjithshëm i Natos, lord Robertson, kërkoi nga vendet ballkanike forcimin e sigurisë së kufijve në mënyrë që të bllokohen aktivitetet kriminale dhe trafikët e paligjshëm.

Zoti Robertson shkoi të premtën në Tiranë, për të rikonfirmuar mbështetjen e Aleancës ndaj Shqipërisë në përpjekjet e saj për t’u integruar në Nato. Vizita e tij zhvillohet pak ditë pas takimit të nivelit të lartë në Pragë ku Shqipëria, Maqedonia dhe Kroacia ishin të vetmet vende që nuk u pranuan.

Më pas, Sekretari i Përgjithshëm i Natos, George Robertson, udhëtoi drejt Shkupit. Me të mbërritur në aeroport, ai konfirmoi ripërtëritjen e misionit të aleancës në këtë vend.

Misioni i ri, ”Harmonia e Aleatëve”, do të përqendrohet në dy detyra kryesore: mbrojtjen e vëzhguesve ndërkombëtarë dhe ndihmën për forcat maqedone të sigurimit.

Pas takimit me zotin Robertson, Presidenti i Maqedonisë, Boris Trajkovski, tha se sekretari i përgjithshëm i Natos ka shprehur mbështetje për përpjekjet e Maqedonisë drejt anëtarësimit në aleancë. //az//

XS
SM
MD
LG