Presidenti Bush tha se Departamenti i ri për Sigurimin Kombëtar do të shtojë aftësitë për t’iu përgjigjur çdo sulmi në të ardhmen dhe për të parandaluar vrasjen e amerikanëve të pafajshëm nga terroristët.
Presidenti Bush e nënshkruoi dje projektligjin për krijimin e departamentit të ri, që u propozua pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit kundër Shteteve të Bashkuara.
Në riorganizimin më të madhe të qeverisë amerikane që nga vitit 1947, departamenti i ri do të përfshijë 22 agjenci ekzistuese dhe do të ketë 170 mijë punonjës dhe një buxhet prej 40 miliardë dollarësh.
Presidenti Bush emëroi shefin e zyrës së sigurimit kombëtar, Tom Ridge, si kandidatin për të kryesuar departamentin e ri. Zyrtarët thonë se do të duhet një vit që departamenti i ri të funksionojë plotësisht.
//rd//