Lidhje

Presidenti Bush mbërrin në Lituani - 2002-11-22


Shtetet e Bashkuara dhe Rusia i bënë thirrje Irakut të pranojë pa kushte ultimatumin e Kombeve të Bashkuara për t’u çarmatosur, përndryshe do të përballet me pasoja serioze.

Presidenti Bush dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin e bënë këtë thirrje në një deklaratë pas takimit privat që patën në Shën Peterburg të Rusisë.

Mirëpo, presidenti Putin shtoi se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të veprojnë vetëm kundër Irakut. Ai shprehu mendimin se Arabia Saudite, Pakistani dhe Afganistani duhet të mbeten në qendër të vëmendjes së komunitetit ndërkombëtar për shkak të lidhjeve të tyre me persona të akuzuar si terroristë.

Presidenti Bush e siguroi zotin Putin se Rusia nuk ka arësye të trembet nga zgjerimi i Natos.

Udhëheqësi rus u tha gazetarëve pas takimit me presidentin Bush se megjithëse sipas Rusisë zgjerimi i Natos nuk është i nevojshëm, Moska është e përgatitur ta intensifikojë bashkëpunimin me aleancën e Atlantikut.

Të dy udhëheqësit diskutuan rreth një numër çështjesh, përfshirë bashkëpunimin në fushën e neregjisë, teknologjisë dhe të qendrueshmërisë strategjike.

Presidenti Bush ndodhet tani në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius, ku do të takohet me presidentët e tre vendeve baltike. Para se të kthehet të shtynën në Washington, presidenti Bush ka në plan të vizitojë edhe Rumaninë.//xh//

XS
SM
MD
LG