Lidhje

Bëhet përparin në luftën kundër terrorizmit - 2002-11-21


Lufta kundër organizatave të tilla terroriste si al-Kaida po përparon. Autoritetet në Indonezi kanë arrestuar një person të implikuar në shpërthimin e muajit të fundit në Bali, nga e cila humbën jetën mbi 180 veta. Autoritetet janë në kërkim të pesë personave të tjerë. Gjithashtu në Shtetet e Bashkuara është arrestuar një person që ka lidhje me një celulë jo aktive terroriste në Detroit, të shtetit Michigan, dhe që mendohet të jetë e lidhur me al-Qaidën.

Kjo luftë nuk fitohet duke qenë në pozita mbrojtëse. Mënyra më e mirë për të luftuar terrorizmin, ka thënë presidenti Bush, është që terroristët të ndiqen aty ku bëjnë planet dhe fshihen, kudo në botë.

Shtetet e Bashkuara po bashkëpunojnë me mbi 90 vende për të luftuar rrjete terroriste si ai i al-Kaidës. Organizatave terroriste u janë refuzuar mbi 100 milionë dollarë në fonde. Shtetet e Bashkaura kanë marrë masa të rrepta ndaj organizatave bamirëse që po shfrytëzonin shpirtin bujar amerikan dhe ua transferonin ndihmat al-Kaidës apo grupeve të tjera terroriste.

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ka kapur dhe marrë në pyetje mijra terroristë, ndërkohë që të tjerë kanë gjetur vdekjen në malet dhe shpellat e Afganistanit. Trupat amerikane po ndihmojnë autoritetet në Filipinë, Jemen, në ish republikën sovjetike të Gjeorgjisë, dhe në vende të tjera ku janë mbledhur terroristët. “Ne po u nisim armiqve të lirisë një mesazh të qartë, tha presidenti Bush. Asnjë terrorist nuk do t’i shpëtojë drejtësisë amerikane.”

Si pjesë e luftës kundër terrorizmit global, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj po veprojnë për të ndaluar përhapjen e armëve të shkatërrimit në masë nga regjimet e paligjshme. Inspektorët e armëve të OKB-së tashmë janë kthyer në Irak. “Objektivi ynë, tha presidenti Bush, nuk është thjesht kthimi i inspektorëve në Irak. Objektivi ynë është çarmatimi i Irakut. Diktatori i Irakut duhet të heqë dorë nga armët e shkatërrimit në masë, përndryshe Shtetet e Bashkuara do të vihen në krye të një koalicioni për ta çarmatosur atë.

Siç ka thënë presidenti Bush, “Shtetet e Bashkuara dhe bota po e ndjekin tani me kujdes Sadam Huseinin. Çdo akt mospërfilljeje apo vonese nga ana e tij do të tregojë se ai edhe një herë po ndjek rrugën e mashtrimit, dhe kësaj rradhe pasojat do të jenë të rënda.”

XS
SM
MD
LG