Lidhje

Departamenti i Shtetit: Ende nuk ka ardhur koha për të diskutuar statusin e ardhshëm të Kosovës - 2002-11-19


Zyrtarë amerikanë thonë se ende nuk ka ardhur koha për të diskutuar mbi statusin e ardhshëm të Kosovës. Në një konferencë të zhvilluar dje në Uashington, zyrtarë të Departamentit të Shtetit thanë se kërkohen më shumë prova që Kosova ka një sistem ekonomik dhe demokratik funksionues, me institucione të konsoliduara. Konferenca për të ardhmen e Kosovës u mbajt në Uashington me 19 nentor.

Në Konferencën e organizuar nga Instituti për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan dhe Projekti për Marrëveshjet e Paqes të Daytonit, u paraqitën dy lloj argumentesh për të ardhmen e Kosovës.

Sipas njërit argument, përcaktimi qysh tani i statusit të Kosovës do të ishte në të mirë të qendrueshmërisë në rajon, do t’u shërbente interesave amerikane të sigurimit në Ballkan dhe do të nxiste zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Por departamenti amerikan i shtetit mban një qendrim kritik ndaj kësaj ideje.

Donald Braum, nëndrejtor për Çështjet e Evropës Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit, thotë se ende nuk ka ardhur koha për të shtruar çështjen e statusit përfundimtar.

Tani për tani, tha zoti Braum, Shtetet e Bashkuara nuk kanë përcaktuar një qendrim se cili do të jetë statusi përfundimtar i Kosovës. Ajo që duhet bërë tani, është përqendrimi te çështjet më kryesore.

Duke parashtruar argumentet e tij, zyrtari i Departamentit të Shtetit tha se megjithëse ka kaluar një vit nga zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë, në disa aspekte arritjet janë shumë të pakta. //ii//

XS
SM
MD
LG