Lidhje

Avionët aleatë bombardojnë një objekt irakian - 2002-11-16


Aeroplanët amerikanë dhe britanikë bombarduan një objekt kundërajror të Irakut për shkak se avionët që patrullonin zonën jugore në të cilën ndalohen fluturimet irakiane, u qëlluan me raketa dhe artileri.

Ky ishte shkëmbimi i parë i zjarrit pas pranimit nga Saddam Husseini të rezolutës së Kombeve të Bashkuara, e cila kërkon çarmatosjen e Irakut.

Administrata e Presidentit Bush mendon se sulmet irakiane kundër avionëve të forcave aleate përbëjnë shkelje të rezolutës së Kombeve të Bashkuara.

Sipas njoftimeve, me këtë pikpamje nuk bashkohen vendet e tjera anëtare të përherëshme të Këshillit të Sigurimit.

Por zyrtarët amerikanë thonë se incidenti në fjalë mund të përfshihet në raportin që do të hartohet për Këshillin e Sigurimit si shkelje e kërkesave të rezolutës.

Ndërkohë, inspektorët e Kombeve të Bashkuara pritet të arrijnë në Irak të hënën për të filluar kërkimin e armëve të ndaluara./ii

XS
SM
MD
LG