Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, i cili merr pjese ne konferencen e Lucernes ne Zvicer, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se zgjedhjet e vitit 2004 në Kosovë nuk duhet të zhvillohen më në kushtet e kompetencave të kufizuara.
Ai tha se ka ardhur koha që të mendohet seriozisht për hapjen e bisedimeve për statusin përfundimtar të Kosovës. Me zotin Haradinaj bisedoi kolegu ynë Arben Xhixho./ii