Bashkimi Evropian po shqyrton një seri hollësish mbi ekonominë shqiptare në prag të hapjes së negociatave për marrëveshjen e stabilizim-asocimit. Brukseli vendosi disa javë më parë të hapë bisedimet me Shqipërinë në muajin dhjetor, periudhë gjatë së cilës Tirana duhet të përmbushë një mori kriteresh teknike. //ze//