Lidhje

Një diplomat amerikan diskuton në Pekin mbi programin bërthamor të Koresë së Veriut - 2002-11-12


Një diplomat i lartë amerikan ndodhet në Kinë për bisedime që pritet të përqendrohen në programin bërthamor të Koresë së Veriut. Ndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit, James Kelly, shkoi në Pekin nga Seuli, ku diskutoi të hënën, 11 nëntor, mbi këtë çështje me homologun e tij jug-korean. Diplomati amerikan vizitoi më parë Tokion. Siç njoftohet, Washingtoni po shqyrton mundësinë e ndërprerjes së dërgesave me lëndë djegëse në Phenian në përgjigje të programit të tij bërthamor. Por Japonia dhe Korea e Jugut thonë se ndërprerja e këtyre dërgesave vetëm do t’i jepte Koresë së Veriut një arsye për të intensifikuar programin e saj. //ad//

XS
SM
MD
LG