Lidhje

Kostoja e luftës kundër terrorizmit - 2002-11-11


Kostoja për të luftuar terrorizmin është e lartë, por kostoja për t’iu dorëzuar terrorizmit është e pa-pranueshme. Siç ka thenë edhe Presidenti Bush ”Terroristët vrasin jo thjeshtë për ti dhënë fund jetës së njerzve, por për të shkatrruar një mënyrë jetese.”

Nga bobardimet terroriste në Bali të Indonezisë gjeten vdekjen 180 veta dhe qindra të tjerë u plagosen. Duke folur për këtë akt mizor, Kryeministri britanik, Tony Blair tha: ” Në fund të fundit, nuk janë pikëlluar vetëm familjet e të vrarëve, por është pikëlluar terë populli indonezian, të cilit do t’i duhet të ballafaqohet me pasojat shkatrrimtare ekonomike të këtij sulmi.”

Pasojat ekonomike të terrorizmit janë më të rënda për vendet në zhvillim në Azi e gjetiu. Terrorizëm do të thotë shtim i kostos së udhëtimeve dhe transportit, përqindje më të lartë të sigurimeve dhe kufizime më të rrepta të emigracionit. Terrorizmi shkurajon turizmin, investimet dhe rritjen ekonomike. Kjo do të thotë taksa më të larta për konsumatorët, paksim i taksave nga të ardhurat dhe më pak vende të reja pune.

Shoqata e vendeve të Azisë jug-lindore, ASEAN-i dhe vendet e saj anëtare po bashkëpunojnë me Organizatën e Kombeve të Bashkuara për të ndaluar veprimtarinë terroriste dhe për t’u siguruar që Azia jug-lindore të mos bëhet vend i sigurt për terrorizmin. Signapori dhe Malajzia vepruan shpejtë e me vendosmeri për të parandaluar sulmet terroriste të degës së Al-Qaides, Jamaah Islamiah kundër objekteve të brendshme dhe të jashtme në këto vende. Ushtria filipinase me ndihmën amerikane ka ndërmarë një fushatë kundër organizatës Abu Sayaff dhe grupeve të tjera teroriste. Shtetet e Bashkuara po bashkëpunojnë nga afër edhe me vende të tjera aziatike për të shkatrruar organizatën al-Qaida dhe grupe të tjera terroriste.

Udhëheqësit e ASEAN-it po i shtojnë përpjekjet kundër terorizmit. ASEAN-i ka pranaur të krijojë një sistem gjithë-rajonal të vizave i ngjashem me atë të Bashkimit Evropian. Vitin e ardhshem, udhëheqësit e ASEAN-it do të takohen në Bali të Indonezisë për të çuar përpara angazhimin e tyre drejt bllokimit të terrorizmit.

Me që ekonomia botërore është e ndërlidhur, terrorizmi në çdo pjesë të botës kërcnon mirëqendjen ekonomike të vendeve kudo në botë. Një bashkëpunim i plotë ndërkombëtar është i dmosdoshem për të mundur terrorizmin.

XS
SM
MD
LG