Më 16 nëntor të vitit 1973 presidenti Richard Nixon nënshkroi ligjin që i hapte rrugën ndërtimit të naftësjellësit që kalonte permes Alaskës. Puna për naftësjellësin ishte vonuar për rreth 10 vjet për shkak të padive gjyqësore dhe fushatës së grupeve ambjetaliste të cilët besonin se naftësjellësi do të dëmtonte mjedisin delikat natyror të Alaskës. Ligji i nënshkruar nga presidenti përcaktonte direktivat për mbrojtjen e ambjentit gjatë ndërtimit të naftësjellësit. Kongresi e kishte miratuar këtë ligj sepse embargoja e naftës nga ana e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës ose OPEC-u, e cila i detyroi amerikanët të prisnin në radhë për të blerë karburnatin e dobët dhe të shtrenjtë për automjetet e tyre. Në të njejtën kohë, kostoja industriale për nënproduktet e naftës u ngrit sëtepërmi. Presidenti Nixon tha se nafta e sjellë përmes naftësjellësit të Alaskës do të ndihmonte për t’i dhënë fund varësisë së Shteteve të Bashkaura për sa i përket naftës nga vendet e OPEC-ut.
Më 16 nëntor të vitit 1933, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik rivendosën marrëdhëniet diplomatike. Sistemet ekonomike dhe politike kryekëput të ndryshme, pas Revolucionit të Tetorit, patën çuar në mosbesim dhe armiqësi të thellë mes dy vendeve. Megjithatë, kur Franklin Roosevelt u zgjodh president në vitin 1932, besonte se vizioni i tij për bashkëpunimin në botë nuk do të bëhej realitet pa përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet Washingtonit dhe Moskës. Rivendosja e marrëdhënieve u arrit nga korrespendenca e dendur ndërmjet presidentit dhe ministrit pro-perëndimor sovjetik, Maxim Litvinoff. Bashkimi Sovjetik bëri lëshime në disa pika në mënyrë që të siguronte njohjen nga ana e Shteteve të Bashkuara, përfshirë premtimet për të mos përhapur propagandë komuniste në Amerikë, për të lejuar liri fetare në Bashkimin Sovjetik dhe për t’u garantuar të drejta të plota ligjore qytetarëve amerikanë që jetonin në Bashkimin Sovjetik. //rd//