Lidhje

Bush - Schroeder bisedojnë në telefon - 2002-11-09


Presidenti Bush shprehu shpresë për marrëdhënie të mira pune me Gjermaninë, gjatë një bisede telefonike me kancelarin gjerman Gerhard Schroeder rreth luftës kundër terrorizmit dhe zgjerimit të Natos.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se udhëheqësi gjerman i telefonoi presidentit Bush menjëherë pas miratimit të rezolutës për Irakun nga Këshilli i Sigurimit.

Zëdhënësi tha se presidenti Bush shprehu shpresë se të dy vendet mund të krijojnë një rend pune të përbashkët. Po ashtu ai i bëri thirrje zotit Shcroeder të ushtrojë ndikimin e tij në Bashkimin Evropian dhe në vendet e tjera evropiane për të mbështetur Turqinë në atë që presidenti e quajti, “një moment të rëndësishëm”.

Megjithëse Bashkimi Evropian pritet të ftojë rreth 10 vende për të hyrë në organizatë, gjatë takimit të nivelit të lartë në Danimarkë muajin e ardhshëm, Turqia nuk pritet të jetë mes tyre, për shkak të shqetësimeve rreth gjendjes së të drejtave të njeriut në këtë vend.

Biseda midis presidentit Bush dha kanceelarit Schroeder ishte e para mes tyre që pas mosmarrëveshjeve për politikën amerikane ndaj Irakut. Por zëdhënësi tha se në bisedë nuk u hap çështja e Irakut.

Pas votimit në Këshillin e Sigurimit për ta detyruar Irakun të eliminojë armët e shkatërrimit në masë, kancelari Schroeder lëshoi një deklaratë ku thekson se presidenti Bush me të drejtë kërkoi bashkëpunim shumë palësh përmes Kombeve të Bashkuara.

Gjatë fushatës elektorale në Gjermani, zoti Schroeder kundërshtoi me forcë përpjekjen amerikane për miratim ndërkombëtar të një ndërhyrje ushtarake kundër Irakut, për të përmbysur presidentin Sadam Husein.

XS
SM
MD
LG