Miliarderi filantrop amerikan George Soros si dhe tre persona të tjerë dolën në gjyq në Paris nën akuzat se janë përfshirë në një çështje 14-vjeçare transaksionesh të parregullta financiare që është shndërruar në një nga skandalet më të rënda financiare në Francë. Zoti Soros dhe të tjerët akuzohen se kanë shfrytëzuar të dhëna jo-publike për të blerë aksione të bankës franceze Societe Generale pasi u përpoqën pa sukses të blinin aksione për të siguruar kontrollin e kësaj banke në vitin 1988.
Akuza janë ngritur edhe ndaj ish-zyrtarit të Ministrisë Franceze të Financave Jean-Charles Naouri, biznesmenit libanez Samir Traboulsi dhe ish bankierit francez Jean-Pierre Peyraud.
Pritet që gjyqi të zgjasë tri javë.