Lidhje

Konferencë dhuruesish për Kosovën - 2002-11-05


Në Bruksel u zhvillua sot (5 nëntor) konferenca e dhuruesve për Kosovën në të cilën morën pjesë administratori i Kosovës, Michael Steiner dhe për herë të parë edhe qeveria e Kosovës e drejtuar nga kryeministri i saj, Bajram Rexhepi.

Konferenca u organizua nga Komisioni Evropian dhe Banka Botërore. 34 vendet pjesemarrese dhe 13 organizatat ndërkombetare u takuan për të analizuar rindërtimin ekonomik të Kosovës të pas luftës dhe për të diskutuar rreth zhvillimit ekonomik në të ardhmen.

Në takim u tha se deri në fund të vitit 2002 Kosova do të ketë marrë 2 miliardë euro nga 2 miliardë e 300 mije që u premtuan në vitin 1999. Rezultati i këtyre ndihmave u tha në Konferencë ishte i rëndësishëm për të përmirësuar nivelin e jetesës për banorët e Kosoves. Gjatë periudhës tre vjecare janë rindertuar 40 mijë shtepi, janë rivënë në funksionim 80 përqind e klinikave mjekësore dhe janë ndërtuar ose riparuar 500 kilometra rruge. Ndihmat kanë qënë jetike edhe për forcimin e institucioneve publike, përfshirë forcat policore dhe sistemin e drejtësisë.

Pjesëmarrësit në Konferencë mbështetën përparësitë kryesore të programit ekonomik të qeverisë. Synimet kryesore ekonomike te qeverise jane nxitja e zhvillimit ekonomik, hapja e vendeve të reja të punës, përmirësimi i sistemit shëndetësor dhe atij arsimor, ngritja e një administrate të efektshme publike dhe krijimi i mundësive të barabarta ekonomike për të gjithë banorët. Zoti Rexhepi ka deklaruar se Kosova synon të arrijë një marrëveshje për asocim-stabilizim me Bashkimin Evropian si entitet i veçantë dhe jo si pjesë e Jugosllavisë. Zëri i Amerikës zhvilloi një intervistë pas konferencës me zotin Bajram Rexhepi.

//rd//

XS
SM
MD
LG