Lidhje

Zambia i thotë Jo ndihmave ushqimore amerikane - 2002-11-05


Shtetet e Bashkuara janë kontriubuesit kryesorë në përpjekjet humanitare në Afrikën nën-Sahariane, ku po përballen me urinë një numër vendesh. Lesoto, Malawi, Mozambiku dhe Swazilandi kanë pranuar ndihmën ushqimore amerikane që u jep atyre Programi i Kombeve të Bashkuara për Ushqimin. Një tjetër vend, Zambia, nuk pranon të marrë ndihma ushqimore për më tepër se dy milionë qytetarët e vet, të cilët rrezikohen nga uria.

Qeveria e Zambias i ka mohuar popullit të saj ndihmën e nevojshme ushqimore, për arsye se ajo ndalon shpërndarjen e ushqimeve të modifikuara gjenetikisht. Presidenti i Zambias, Levy Nwanaswasa tha se ai do të preferonte që populli i Zambias, sipas fjalëve të tij, ”të vuajë nga uria, se sa të ushqehet me produkte helmuese.” Zoti Nwabaswasa duket se është informuar gabim, sepse nuk mund të shkaktojë helmim misri, apo ushqime të tjera që siguron nga Programi Botëror i Ushqimit.

James Morris, Drejtori i Programit Botëror të Ushqimit tha se ndihmat ushqimore, sipas fjalëve të tij, ”janë të sigurta dhe të shëndetshme dhe se nuk ka asnjë fakt shkencor që të dëshmojë të kundërtën. 280 milionë amerikanë dhe 75 milionë kanadezë e konsumojnë çdo ditë këtë lloj ushqimi ”, - tha zoti Morris.

Nëpërmjet mospranimit të ndihmave ushqimore, qeveria e Zambias nuk pranon këshillën e organizatave ndërkombëtare të ndihmave, qeverive në të gjithë botën dhe Komisionit Evropian. Pranimi i ndihmës ushqimore do ta ndihmonte Zambian për të shmangur katastrofën.

”Shtetet e Bashkuara, - tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Richard Boucher, - vazhdojnë të jenë të shqetësuar se një numër i madh njerëzish në Zambia përballen me mungesa të mëdha ushqimore.” Shtetet e Bashkuara janë të gatshme për të siguruar ndihma ushqimore amerikane për ata që kanë nevojë, në se qeveria e Zambias e ndryshon këtë vendim të sajin.

Shtetet e Bashkuara janë të vendosura për të bashkëpunuar me Programin Botëror të Ushqimit në Zambia dhe gjetkë. Më tepër se një milionë tonë metrikë ushqime nevojiten për këtë rajon deri në mars të vitit 2003 dhe deri tani janë siguruar mbi 430 mijë tonë. ”Detyra për sigurimin e këtyre furnizimeve ushqimore për personat në nevojë sidomos për popullsinë që jeton në zona të prapambetura, - tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Richard Boucher,- është një angazhim i jashtëzakonshëm.” Kjo kërkon përpjekje të bashkërenduara nga një numër i madh vendesh. Por, kjo nuk do t’i sillte përfitime popullit të Zambias, në se qeveria vazhdon të mos pranojë ndihmat ushqimore që janë më se të sigurta.// lk //

XS
SM
MD
LG