Prokurori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë, Theodhori Sollaku deklaroi mbrëmë në parlament se Shqipëria vazhdon të jetë një nga vendet për tranzitimin e drogave të forta drejt Europës. Duke folur në parlament për gjendjen e kriminalitetit zoti Sollaku tha se gjatë këtij viti është ulur ndjeshëm niveli i trafiqeve të qënieve njerëzore. Prokurori i përgjithshëm u shpreh i shqetësuar për numrin e lartë të personave, afër 1900, që kërkohen nga drejtësia. //ze//