Lidhje

Rugova dhe Rexhepi dënojnë vrasjen e së dielës - 2002-10-28


Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova dhe kryeministri Bajram Rexhepi dënuan të hënën vrasjen e djeshme të kryetarit të kuvendit komunal të Suharekës, Ukë Bytyqi. Ata i bënë këto komente gjatë një ceremonie përkujtimore në Prishtinë. Presidenti Rugova e ka shpallur të hënën ditë zie.

Ndërkohë, Misioni i OSBE-së pritet të publikojë po të hënën rezultatet fillestare të zgjedhjeve të së shtunës për pushtetin vendor në Kosovë. Rezultatet përfundimtare do të shpallen më 31 tetor. //kk//

XS
SM
MD
LG