Lidhje

Kalendari Historik 31 tetor - 2002-10-25


Më 31 tetor të vitit 1952, një flakërim verbues drite dhe ulërima e thellë e një gjëmimi të hershëm shënoi fillimin e epokës bërthamore. Shtetet e Bashkuara kryen provën e parë me bombën me hidrogjen. Prova bërthamore, u krye në ishullin Eniwetok Atoll në jugperëndim të Oqeanit Paqësor, duke çliruar energjinë e miliona tonë lëndësh eksplozive. Thuhet se bomba me hidrogjen ishte qindra herë më e fuqishme se bombat atomike që Shtetet e Bashkuara hodhën në Japoni për t’i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore. Ishulli Eniwetok Atoll, 5 kilometra i gjatë dhe një kilometër i gjerë, u shkri plotësisht gjatë shpërthimit.

Më 31 tetor të vitit 1948, presidenti amerikan Harry Truman përfundoi fushatën elektorale për tu zgjedhur për një mandat presidencial 4-vjeçar. Presidenti Demokrat i bëri një analizë punës së tij në një fjalim drejtuar kombit amerikan, që u transmetua në radio, ku e akuzoi rivalin e tij rebublikan, Guvernatorin Thomas Dewey se kishte fituar përkrahjen e popullit, duke iu shmangur çështjeve të vështira. Presidenti Truman tha gjithashtu se nuk u besonte anketave të opinionit publik, sipas të cilave ai do të humbiste në zgjedhje; dhe besimi i tij në fitore ishte i bazuar. Dy ditë më vonë, votuesit amerikanë zgjodhën Harry Trumanin në postin e presidentit. Rezultatet e gabuara të anketave të opinionit bënë që për shumë vjet pas zgjedhjeve të vitit 1948, anketat të viheshin shumë në pikëpyetje.

//rd//

XS
SM
MD
LG