Lidhje

Kalendari Historik 17 tetor - 2002-10-18


Më 17 tetor të vitit 1933, Albert Ajnshtajn, njëri prej fizikanëve më të ndritur të të gjitha kohrave, filloi punën si pedagog pranë Institutit për Studime të Përparuara në Universitetin Princetown të shtetit New Jersey. Profesori Ajnshtajn, hebre nga Gjermania, kishte imigruar në Amerikë për të dhënë leksione e mësim, pasi udhëheqësi nazist, Adolf Hitler, mori pushtetin në Gjermani. Nazistët anti-semetikë e kishin pushuar doktor Ajnshtainin nga të gjitha postet universitare, i kishin konfiskuar pasurinë dhe i kishin hequr shtetësinë gjermane. Në Universitetin Princetown, profesor Ajnshtajn mësoi shumë prej studentëve që më vonë u bënë nga fizikanët më të shquar të Shteteve të Bashkuara. Ai shkroi edhe atë që duhet të shihet si njëra prej letrave më të rëndësishme të shekullit 20. Ai paralajmëroi presidentin Franklin Ruzvelt se nazistët po punonin për prodhimin e një bombe atomike shumë të fuqishme. Letra e nxiti presidentin Ruzveltin të krijonte Projektin Manhattan, përpjekjet e fshehta dhe të sukseshme amerikane për zhvillimin e armës atomike para gjermanëve.

Më 17 tetor 1979, presidenti Jimmy Carter nënshkroi ligjin për krijimin e ministrisë së re të arsimit. Gjatë ceremonisë së nënshkrimit në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Carter e cilësoi arsimin si investimin më të rëndësishëm të vendit. Shoqata Kombëtare e Arsimit, një sindikatë mësuesish, e përkrahu zotin Carter në zgjedhjet presidenciale të vitit 1976, pasi ai premtoi se do të krijonte një ministri të re. Seri atëherë, dega e arsimit ishte një divizion i Departamentit të Shëndetësisë, Arsimit dhe Ndihmës Sociale. Gjatë viteve të fundit, disa konservatorë kanë bërë thirrje për eliminimin e ministrisë së arsimit. Ata thonë se ajo është pjesë e burokracisë së tepruar dhe se politika arsimore duhet të lihet më shumë nën konbtrollin e qeverisve shtetërore dhe atyre vendore. //ze//

XS
SM
MD
LG