Shefi i UNMIK-ut, Michael Steiner, në përpjekje për të bindur serbët e Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhjet vendore të 26 tetorit, u takua të enjtën në Beograd me presidentin jugosllav, Vojisllav Koshtunica, shefin e Qendrës Bashkërenduese të Shtetit për Kosovën, Nebojsha Çoviç, dhe ambasadorin amerikan në Beograd, William Montgomery.
Zoti Steiner, një ditë më parë, kishte zhvilluar takime me krerët e Kishës Ortodoske Serbe, kryeministrin e Serbisë, Zoran Gjingjiç, dhe me ambasadorët e shteteve-anëtare të Bashkimit Evropian. //az//