Shtetet e Bashkuara po fillojnë një fushatë instensive diplomatike në përpjekje për të bindur Korenë e Veriut të heq dorë nga programi i saj i armëve bërthamore, pas njoftimeve se Pheniani pranoi se kishte vazhduar zhvillimin e armëve të tilla.
Dy diplomatë të lartë amerikanë, nën-sekretari i shtetit John Bolton dhe ndihmës sekretari i shteti James Kelly, u takuan sot në Pekin me zyrtarë kinezë për diskutime rreth këtij problemi.
Washingtoni ka akzuar Pekinin dhe Moskën se kanë ndihmuar Korenë e Veriut për zhvillimin e programit të armëve bërthamore. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, tha se mendon që Koreja e Veriut ka tashmë një numër të vogël mjetesh bërthamore.
Moska i hodhi poshtë sot këto akuza, duke theksuar se Rusia e pezulloi bashkëpunimin me Korenë e Veriut në fushën e shfrytëzimit paqesor të energjisë bërthamore, pasi Pheniani u tërhoq nga traktati për mospërhapjen e armëve bërthamore në vitin 1993.
Zyrtarë amerikanë theksojnë se po përpiqen ta zgjidhin problemin përmes rrugëve diplomatike dhe se gjendja nuk është si në Irak, të cilin Washingtoni e ka kërcënuar se do të përdorë forcën për të asgjësuar irakian të armëve kimike, biologjike dhe bërthamore.programin
Pas takimeve në Pekin, zoti Bolton do të shkojë në Rusi, Britani dhe Francë, kurse zoti Kelly do të zhvillojë bisedime në Korenë e Jugut dhe Japoni//xh//